Ligji i ri në Itali: Vaksinoni fëmijët ose në të kundërt do të ...

Shëndetësia

Ligji i ri në Itali: Vaksinoni fëmijët ose në të kundërt do të ...

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 15:46
Ilustrim

Qeveria italiane ka vendosur me ligj që fëmijët duhet të vaksinohen kundër 12 sëmundjeve më të zakonshme para se të fillojnë shkollën. Nëse fëmijët nuk do të vaksinohen deri në moshën 6 vjeç, kur fillojnë edhe shkollën, prindërit e tyre do të gjobiten. Kryeministri italian Giuseppe Conte  akuzon se teoritë jo-shkencore të përhapura kundër vaksinimit janë bërë shkak që prindërit të mohojnë vaksinimin e fëmijëve. Italia ka regjistruar këtë vit (deri tani) 3 herë më shumë raste të fruthit sesa për gjithë vitin 20167.

 Teori konspirative në lidhje me rreziqet shëndetësore të vaksinimit, të bazuara më shumë në dokumente jo shkencore, kanë qarkulluar në të gjithë botën. Në Itali, numri i 2-vjeçarëve të vaksinuar kundër fruthit ka rënë nga më shumë se 90% nën 78%. Fruthi është një sëmundje ngjitëse që mund të çojë edhe në vdekje. 12 sëmundjet që fëmijët duhet të mbrohen janë:

-Poliomieliti
-Difteria
-Tetanus
-Hepatiti B
-Meningjiti B
-Meningjiti C
-Fruthi
-Rubeola
-Kolla e mirë
-Lia e dhenve (Varicella)
-Shytat
-Gripi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat