Përse duhet ta ulni gjithmonë kapakun e tualetit kur shtypni ujin

Shëndetësia

Përse duhet ta ulni gjithmonë kapakun e tualetit kur shtypni ujin

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 22:41
Ilustrim

Tualetet janë konsideruar si vendi ku përqendrimi i baktereve është shumë i lartë. Ndoshta nuk e dini, por mos vendosja e kapakut të tualetit para se të shtypni ujin bën të mundur që një ‘re’ e baktereve të shpërthejë në ajër. Këto baktere mund të vendosen në sipërfaqet e afërta në banjë, duke përfshirë furçat e dhëmbëve, peshqirët, madje edhe muret.

Ky njihet si ‘efekti aerosol’ për disa shkencëtarë, por të tjerë i referohen skenarit të pakëndshëm ‘tualeti’. Ekspertët paralajmërojnë se kjo rrit rrezikun e viruseve të ndryshme si norovirusi,duke e transmetuar nga një person te një tjetër.

Jason Tetro, shkencëtar në Universitetin e Guelphit, tregon se çdo herë që ju shtypni ujin një ‘aerosol është krijuar për shkak të shpejtësisë të ujit në bide”.Kur të ndodhë kjo, çdo mikrob që depozitohet në tualet mund të dërgohet në mjedisin rrethues. Prandaj është e nevojshme që të ulim kapakun e tualetit gjithmonë para se të shtypim ujin.
Për fat të mirë, tualetet më të reja me rrjedhje të ulët kanë zvogëluar shanset e ‘efektit aerosol’, por shumë tualete të vjetra janë ende në përdorim dhe kështu rreziku është ende atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat