Historia virale e vajzës që shëroi sëmundjen e lëkurës me një maskë të vetme

Shëndetësia

Historia virale e vajzës që shëroi sëmundjen e lëkurës me një maskë të vetme

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 23:46

Nëse të paktën një herë keni vuajtur nga aknet, alergjia apo sëmundjet e lëkurës e dini se sa i gjatë, i mundimshëm dhe për më tepër stresues është procesi i shërimit. 

Mund të shpenzoni shuma marramendëse, kohën tuaj, të mos lini asnjë dermatologë e kurë pa provuar e sërisht të mos gjeni shpëtim. Ky ka qenë rasti i një adoleshenteje, e cila së fundmi ka postuar në rrjetet e saj sociale, postim që është bërë viral, kurën kundër sëmundjes së lëkurës njohur me emrin sebhorreic.

Vajza vuante prej disa muajsh nga alergjia e lëkurës, problem që i shkaktonte irritim, skuqje të lëkurës dhe krijimin e lëkurave të thata e pas kremrave me përmbajtje steroide, larësve me kimikate të ashpër dukej se asnjë trajtim nuk ishte efektiv. 

Ka qenë mjalti produkti mrekullibërës, ai që i ka dhënë shpresë vajzës që fytyra e saj do të ishte sërish e shëndetshme si më parë dhe këtë ajo e ka dokumentuar përmes fotove gjatë një muaji që ka përdorur maskën me mjaltë. 

Pas larjes me pastrues të butë,vajzo pohon se ka masazhuar lëkurën me mjaltë bio dhe e ka lënë për 3 orë. Këtë maskë vajza e ka përsëritur një herë në tre ditë për 6 muaj. Në fotot paraqiten ndryshimet brenda një muaji 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat