16 infermiere të një spitali mbesin shtatzënë në të njëjtën kohë

Shëndetësia

16 infermiere të një spitali mbesin shtatzënë në të njëjtën kohë

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 16:32
16 infermiere

16  infermiere në Qendrën Mjekësore të Desertit të Bannerit në Arizona janë shtatzënë.

Infermieret kohët e fundit zbuluan se të gjitha presin të lindin në periudhën në mes muajit tetor deri në janar, shkruan DailyMail.

Infermierja Rochele Sherman ka thënë se gati përgjatë tetë muajve “Nuk e dinin se sa prej tyre ishin shtatzënë derisa kanë hapur një grup të përbashkët në Facebook”.

Ajo ka thënë në shaka se e formuluan si plan për të pushuar të gjitha së bashku.

Stafi i spitalit janë duke u përgatitur për kohën e lindjes së tyre që të kenë staf të mjaftueshëm për pacientët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat