Rinohen qelizat e plakura njerëzore

Shëndetësia

Rinohen qelizat e plakura njerëzore

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 16:36
Qelizat

Qelizat e plakura njerëzore janë rinuar në laborator falë molekulave që veprojnë mbi “centralet” energjetike të tyre, mitokondritë, sipas një studimi të zhvilluar nga një grupi shkencëtarësh i universitetit britanik të “Exester”, të koordinuar nga Lorna Harries dhe të publikuar në revistën shkencore “Aging”.

Ky studim mund të përbëjë bazën për një gjeneratë të re barnash kundër plakjes.

Studiuesit janë përqëndruar mbi qelizat endoteliale, ato që veshin muret e venave të gjakut dhe në veçanti mbi qelizat që tashmë janë plakur, pra që kanë humbur aftësinë për t’u ndarë.

Duke përdorur disa përzierje me molekula që veprojnë mbi centralet e tyre energjetike, studiuesit kanë vërejtur se gati gjysma e tyre fillonte të rinohej duke filluar të shumfishohej.

“Prania e këtyre qelizave të moshuara është arsyeja përse plakemi. Madje i njëjti trajtim rinimi mund të aplikohet edhe tek tipe të tjera qelizash”, thotë Lorna Harries.

“Këto molekula i japin centraleve energjetike karburantin e nevojshëm për të funksionuar në mënyrë korrekte, duke i penguar qelizat që të plaken”, thuhet në këtë studim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat