NASA po punon mbi bateritë, të cilat mund t’i bëjnë realitet fluturimet e gjata me aeroplan elektrik

Shkencë & Teknologji

NASA po punon mbi bateritë, të cilat mund t’i bëjnë realitet fluturimet e gjata me aeroplan elektrik

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Performanca dhe siguria e baterive kanë qenë një pengesë e madhe në rrugën drejt elektrifikimit të aviacionit, por kjo mund të ndryshojë së shpejti.

Një teknologji e re e baterive e cila është duke u zhvilluar nga NASA mund të ndihmojë në revolucionarizimin e udhëtimit ajror.

Aviacioni përbën rreth 2.4 për qind të emetimeve globale të CO2-shit.

Për një kohë të gjatë, shkencëtarët kanë kërkuar një mënyrë për të elektrifikuar udhëtimin ajror dhe të eliminojnë emetimet në fjalë, raporton Euronews.

Por teknologjia aktuale e baterive funksionon vetëm për disa fluturake të lehta sikur dronët.

Bateritë me litium jon, të cilat përdoren për vetura elektrike dhe pajisje personale, nuk i përmbushin standardet e sigurisë të nevojshme për përdorim edhe në aviacion.

Ndezshmëria e tyre është arsyeja pse nuk mund të vendosni artikuj si laptopë ose telefona në bagazhin tuaj kur fluturoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat