Musk: Njeriu i parë me çip në tru, tani mund të kontrollojë miun e kompjuterit përmes mendjes

Shkencë & Teknologji

Musk: Njeriu i parë me çip në tru, tani mund të kontrollojë miun e kompjuterit përmes mendjes

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Pacienti i parë që i është implantuar një çip në tru nga kompania teknologjike “Neuralink” është rikuperuar plotësisht dhe është në gjendje të kontrollojë një mi kompjuterik duke përdorur vetëm mendjen e tij, tha themeluesi i kompanisë Elon Musk.

“Është bërë përparim, pacienti duket se është shëruar plotësisht dhe ne mund të shohim efektet që ka çipi në tru. Pacienti mund të lëvizë miun në ekran duke përdorur vetëm trurin e tij”, tha ai.

Ai shtoi se Neuralink do të përpiqet të testojë nëse një pacient mund të përdorë mendjen e tij për të klikuar miun.

Neuarlink e implantoi me sukses çipin tek njeriu muajin e kaluar pasi mori miratimin për testime njerëzore në muajin shtator.

Duke përdorur një robot kirurgjikal, ekipi Neuralink implantoi një çip të lidhur me një ndërfaqe tru-kompjuter në pjesën e trurit që kontrollon lëvizjet, ku pacienti fillimisht do të mund të përdorte miun dhe tastierën përmes trurit.

Reuters raporton se Musk ka plane të mëdha për Neuralink, pasi dëshiron t’i bëjë produktet e kompanisë më të lehta për të trajtuar obezitetin, autizmin, depresionin dhe skizofreninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat