Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit në numër

Shkencë & Teknologji

Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit në numër

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 18:25
Ilustrim

Në filmin e vitit 2004, iRobot, personazhi i Will Smith duhet ta ndalojë një ushtri robotësh nga tejkalimi i njerëzve dhe pushtimi i botës.

Përderisa filmi ishte një fantazi, një hulumtim i ri sugjeron se robotët me të vërtetë mund t’ua kalojnë njerëzve një ditë.

Shkencëtarët tani kanë shpikur një program të ri i cili i lejon njerëzit të kontrollojnë shumë robotë, për të cilët frikësohen se një ditë mund të na tejkalojnë në numër neve.

Hulumtimi, i kryer nga Universiteti i Teksasit në SHBA, u prezantua më herët këtë javë. Shkencëtarët ishin të interesuar të eksploronin mënyrën se si njerëzit do të jenë në gjendje të mbajnë kontrollin mbi robotët, të cilët thonë se një ditë do të mund t’ua kalojnë njerëzve në numër.

Në publikimin e tyre, ekipi, i udhëhequr nga Dr Luis Sentis, shkroi: “Robotët humanoid ka gjasë që një ditë t’i kalojnë në numër njerëzit, që do të thotë se çdo person mund të ketë nevojë që t’i kontrollojë robotët humanoid”.

Përderisa robotët industrial mund të jenë të rrezikshëm fizikisht dhe të përbëjnë kërcënim për njerëzit, robotët humanoid janë të projektuar që të operojnë në mjediset tona me garancione të sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat