Phree, stilolapsi për çdo sipërfaqe

Shkencë & Teknologji

Phree, stilolapsi për çdo sipërfaqe

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 17:17
stilolapsi Phree

Një stilolaps i ri inteligjent bën që shkrimet që i bëni mbi çdo sipërfaqe të shfaqen në ekranin e telefonit tuaj.

Stilolapsi quhet Phree dhe mund të shërbejë si kufje me Bluetooth e të tregojë njoftimet që kanë ardhur në telefonin tuaj në një miniekran.

Phree përdor teknologjinë “Optical Translation Measurement” si dhe një 3D sensor me laser për të monitoruar lëvizjet.

Mund të shkruhet në çdo sipërfaqe, pastaj fjalët do të shfaqen në ekranin e telefonit me ndihmën e aplikacioneve si OneNote, Office, Viber, Bluetooth.

Ky stilolaps është i pajisur me mikrofon dhe altoparlantë, ndaj mund të përdoret edhe për thirrje telefonike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat