NASA do bëjë publike të dhënat e tyre studimore me anë të një portali online

Shkencë & Teknologji

NASA do bëjë publike të dhënat e tyre studimore me anë të një portali online

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 21:21
Ilustrim

Në qoftë se gjithmonë keni dashur të dini më shumë rreth NASA dhe kërkimeve të tyre jo të zakonta mund t’ju pëlqejë kjo që do të publikojë NASA: një portal i quajtur PubSpace që ju lejon ti shihni dhe ti analizoni vetë të dhënat studimore që kanë nxjerrë agjensia hapësinore nga kërkimet e saj të fundit.

Arkivi shkencor publikon të gjitha rezultatet e kërkimeve të NASA vetëm një vit pasi ata janë publikuar fillimisht. Pra keni kohë një vit që ti studioni të dhënat e një kërkimi të veçantë që ata kanë bërë, pasi të dhënat hiqen përsëri nga portali pas një viti. Shfletimi dhe shqyrtimi i materialeve do të jetë i gjithi falas.

NASA tha se iniciativa e re është një përgjigje e asaj që iu kërkua në vitin 2013 nga Zyra e Shtëpisë së Bardhë e Shkencës dhe Teknologjisë për ta lejuar publikun të shqyrtojnë lirisht të dhënat e tyre studimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat