“Dikush na vëzhgon nga Toka”, dyshimet pas zbulimit të ishullit misterioz

Shkencë & Teknologji

“Dikush na vëzhgon nga Toka”, dyshimet pas zbulimit të ishullit misterioz

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 15:49
Ishulli

Një ishull i çuditshëm në formën e një rrethi pothuajse të përkryer ka tërhequr vëmendjen e një ekipi studiuesish. Ishulli gjendet në verilindje të Argjentinës dhe ndodhet në mes të një pellgu moçalor.

I quajtur “syri” për shkak të formës, ai është thjesht një copë toke në formë rrethi të rrumbullakët e nga një kanal me ujë të pastër. Shumë mendojnë se ai është në fakt kamuflazh për një bazë anijesh aliene që fshihet nën sipërfaqe.

Një ekip studiuesish dhe producentë filmash kanë hapur një fushatë për të mbledhur fonde për një studim që do të jepte përgjigje përfundimtare mbi këto hamendësime.

Ishulli dhe sipërfaqja e ujit që e rrethon kanë të dyja formë rrethore. Copa e tokës mes ujit rrotullohet sipas një aksi të caktuar.

“Syri” mund të gjendet në “Google Maps” me koordinatat: 34°15'07.8'S 58°49'47.4"W.

Ai ndodhet në deltën e lumit Parana mes qyteteve Campana dhe Zarate në Buenos Aires, Argjentinë. Ishulli është zbuluar krejt rastësisht nga një ekip xhirimi, që po kërkonte vendin e përshtatshëm për të xhiruar skenat e një filmi ku ndërthuren fenomene paranormale dhe shfaqja e alienëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat