Shpërthime në platformën e SpaceX

Shkencë & Teknologji

Shpërthime në platformën e SpaceX

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 20:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Njoftohet se ka pasur shpërthime në platformën e lëshimit të raketës SpaceX në Kepin Kanaveral të Floridës. NASA tha se SpaceX po vinte në provë një raketë pa pilot, kur struktura u trondit sot nga një seri shpërthimesh, që u ndjenë disa kilometra larg.

Pamjet e regjistruara nga kamerat e vëna në strukturë tregojnë një tymnajë të madhe në platformën e lëshimit. SpaceX thotë se nuk pati lëndime nga shpërthimet.

Autoritetet thanë se prova që po kryhej u planifikua në kuadër të përgatitjeve për të lëshuar të shtunën raketën që ka në bord një satelit.

SpaceX është një kompani private për transportimin e pajisjeve hapësinore dhe furnizimeve për operacionet në hapësisë, e themeluar nga shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk.

Kompania ka marrë famë ndërkombëtare për pajisjet e saj novatore që premtojnë uljen e kostos për transportet hapësinore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat