NASA lëshon fotot e para HD nga Marsi

Shkencë & Teknologji

NASA lëshon fotot e para HD nga Marsi

Më: 10 shtator 2016 Në ora: 23:06
Marsi

Këto fotografi zbulojnë në detaje të pabesueshme kodrat, rrafshnaltat dhe shkëmbinjtë e Planetit të Kuq.

Të kapura nga kamera e pajisjes ‘Curiosity’ të NASA-së dhe të lëshuara sot, fotografitë e pabesueshme janë nga regjioni ‘Murray Buttes’ në planetin tonë fqinj.

Pamjet nga planeti duken sikur të jenë kapur në shkretëtirat e SHBA-së, tha shkencëtari Ashwin Vasavada nga Laboratori i NASA-së në Kaliforni.

Pajisja ka zbuluar dëshmi se liqenet e lashta në Mars dikur ofruan kushte të favorshme për mikrobe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat