Planeti i nëntë do të zbulohet më 2019

Shkencë & Teknologji

Planeti i nëntë do të zbulohet më 2019

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 21:20
Ilustrim

Astronomët do të mund ta zbulojnë planetin e nëntë misterioz të sistemit diellor deri më 2019, pretendon një shkencëtar.

I emëruar ‘Planeti Nëntë’, kjo botë e re besohet nga shumë njerëz se është përgjegjëse për orbitat me formë të çuditshme në sferat e jashtme të sistemit diellor.

Me 10 grupe hulumtuesish që do të kërkojnë nëpër qiell, astronomët besojnë se ky planet nuk do të qëndrojë i fshehur edhe për shumë gjatë dhe do të mund të zbulohet në 16 muajt e ardhshëm.

Këto pretendime u bënë nga astronomi Mike Brown, një nga ata që propozuan ekzistencën e botës misterioze, përderisa ishte duke folur në një konferencë në SHBA këtë javë.

“Jam shumë i sigurt, mendoj, se deri në fund të dimrit të ardhshëm – jo këtij dimri, dimrit tjetër – dikush do ta gjejë atë”, tha profesori Brown.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat