Gjërat që nuk duhet t’i bësh asnjëherë në një WiFi publik

Shkencë & Teknologji

Gjërat që nuk duhet t’i bësh asnjëherë në një WiFi publik

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 16:51
Ilustrim

Network-ët publikë Wi-Fi, si kafenetë, aeroportet apo hotelet mund të jenë shumë komode, por nuk janë aq të sigurta sa mund të të duken.

Edhe nëse password-i yt është shumë i gjatë dhe i koklavitur, ka metoda që të huajt i zbulojnë gjithmonë.

Dhe pikërisht për këtë arsye dhe për faktin që shumë Wireless në vendet publike ofrojnë mundësi pa fund për hapjen e adresave dhe llogarive, duhet të tregosh më shumë kujdes ndërsa hap profilet personale.

Kujdes duhet të kesh kryesisht me disa pika të cilat jo vetëm mund të të cënojnë privatësinë, por në të njëjtën kohë janë edhe rrezik personal.

Një ekspert sigurie, Shaun Murphy, ka ndarë disa këshilla që duhen mbajtur parasysh në raste kur përdor një Wi-Fi publik.

Ja çfarë duhet të dish:

-Mos kontrollo email-e dhe llogaritë bankare

-Shmang shpërndarjet aksidentale

-Kontrollo sitet që nuk janë të sigurta

-Shmang përdorimin e aplikacioneve të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat