Ja çfarë do t'i japë fund njerëzimit, sipas Hawking

Shkencë & Teknologji

Ja çfarë do t'i japë fund njerëzimit, sipas Hawking

Më: 15 janar 2017 Në ora: 19:52
Ilustrim

Pothuajse çdo muaj, mediat botërore shkruajnë për pretendimet mbi fundin e botës dhe kohës që na ka mbetur në këtë planet. Përderisa shumica e njerëzve i injorojnë këto profeci patetike, kur Stephen Hawking flet – shkencëtari më i mirë në historinë moderne – të gjithë e dëgjojnë me vëmendje. Në një video të lëshuar nga organizata suedeze e shëndetit GEN-PEP, Hawking paralajmëron se konsumimi i tepruar dhe letargjia do të sjellin vdekjen për të gjithë.

Hawking tha: “Për momentin njerëzimi përballet me një sfidë të madhe dhe miliona jetë janë në rrezik. Unë e shoh botën si tërësi dhe jam këtu për të adresuar një nga problemet më të mëdha serioze të shëndetit publik në shekullin 21. Sot shumë njerëz vdesin nga komplikimet që janë të lidhura me peshë dhe obezitet”. “Ne hamë tepër shumë dhe lëvizim shumë pak. Për fat të mirë ka një zgjidhje të thjeshtë: Më shumë aktivitet fizik dhe ndryshim i dietës”. Sipas GEN-PEN, mosaktiviteti fizik është shkaku i katërt i vdekjeve në botë, dhe për më tepër, më shumë njerëz janë duke vdekur nga obeziteti sesa nga uria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat