Çfarë nënkupton Bill Gates me fjalën sukses

Shkencë & Teknologji

Çfarë nënkupton Bill Gates me fjalën sukses

Më: 17 mars 2017 Në ora: 12:19
Bill Gates

Pavarësisht nëse është paraja, pushteti apo fama, suksesi nënkupton diçka ndryshe për secilin prej nesh. Për Bill Gates suksesi varet nga dy faktorë tejet të rëndësishëm: të bësh diferencën dhe të kujdesesh për njerëzit që të qëndrojnë më afër. “Warren Buffett gjithnjë më thoshte se matësi i suksesit është lumturia e njerëzve që ju qëndrojnë afër,” u shpreh Gates gjatë një sesioni AMA në “Reddit”.

“Është një ndjesi e mrekullueshëm të mësosh se ke arritur të bësh diferencën, duke shpikur diçka apo duke ndihmuar njerëzit në nevojë,” vijoi ai më tej. Edhe pse është e vështirë të gjykohet lidhur me këtë nëse Gates e ka arritur, suksesi i tij padyshim do të thotë shumë. Kur ishte vetëm 20 vjeç Gejts themeloi Microsoft së bashku me shokun e fëmijërisë Paul Allen. Pak muaj përpara datëlindjes së tij të 31, kompania doli në bursë duke e bërë Gates një miliarder.

Sot është njeriu më i pasur në botë dhe bart 85.2 miliard dollar në emrin e tij. Shumicën e kohës dhe energjive të tij ai e shpenzon në Fondacionin Bill dhe Melinda Gejts, një nga shoqatat më të fuqishme në bamirësisë në botë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat