Rikthim në të ardhmen

Shkencë & Teknologji

Rikthim në të ardhmen

Nga: Brajan Epëlljard Më: 17 prill 2017 Në ora: 21:10
Ka shumë plane për t’u rikthyer në Hënë, për të ndezur ndoshta edhe një herë, garën e madhe hapësinore. Megjithatë, deri tani, ajo që kemi, është dëshmia e jashtëzakonshme e atyre që kanë shkelur mbi sipërfaqen e satelitit të Tokës dhe që janë ende gjallë për të rrëfyer…

Charlie Duke është më lirik dhe ekzakt. Ai ktheu kokën nga Toka, 250 mijë milje larg. “Mund të shihnim Rrethin e Arktikut dhe poshtë deri në Kanada, SHBA dhe Meksikë. Ngjyrat ishin të pabesueshme: bluja e kristaltë e oqeanit, kafja e tokës, e bardha e dëborës, prishnin errësirën e hapësirës. Dielli shkëlqen kaq fort, saqë nuk sheh asnjë yll. Errësira e hapësirës ishte shumë e gjallë për mua”

Dy klientë që paguajnë, mezi po presin të kryejnë një udhëtim përreth Hënës, programuar për vitin tjetër. Identitetet e tyre po mbahen të fshehtë, por jo çmimi i biletës – 80 mlionë dollarë. Ata do të fluturojnë me SpaceX, kompania e krijuar prej miliarderit të internetit dhe ndërtuesit të makinës Tesla, Elon Musk. Mund të mos ndodhë – hapësira është e vështirë – por nëse ndodh, a do të thotë kjo se eksplorimi i hapësirës nga njeriu është rikthyer në agjendë? A do të kthehemi në Mars dhe drejt yjeve? Gjashtë prej atyre që kanë exur mbi Hënë dhe që jetojnë ende, shpresojnë që kështu të jetë.

Fjalët e fundit që u folën në sipërfaqen e Hënës ishin: “Ndiz motorrin, shtyj”. Ky ishte Eugene Cernan, komandanti i Apollo 17, që urdhëronte nisjen e “Challenger” nga Lugina e Taurus-Littrou më 14 dhjetor 1972. Ai vdiq në janar të këtij viti, në moshën 82 vjeç, pasi nuk pa kurrë një tjetër njeri, që të shkonte përtej orbitës së ulët të Tokës, në 44 vitet që kaluan.

Ka patur shumë legjenda përreth atyre fjalëve të fundit. Është raportuar gjerësisht se Cenani në fakt tha: “Ta nxjerrim këtë shk… prej këtu”. Por Harrison Schmitt, i cili kishte ecur me të në sipërfaqen e Hënës, insiston në versionin më të zakonshëm: “Le të themi që, nuk është në transkript. Ne ishim në komunikimin që aktivizohej përmes zërit në atë kohë, kështu që kam frikës se nuk është thënë ashtu. Unë mendoj se fjalët e fundit në hënë ishin “Ndiz motorrin, shtyj” – dhe një herë që e shtyp atë buton, ti nuk je më në Hënë”.

Mes korrikut 1969 dhe dhjetorit 1972, vetëm 12 persona kanë ecur mbi Hënë. NASA ksihte dhe tre misione të tjera Apollo të gatshëm për t’u nisur, por ngazëllimi politik dhe vullneti popullor kishin avulluar.

Një anije kozmike që shkonte deri në orbitën e ulët të Tokës, zëvendësoi të mrekullueshmet raketa Saturn V.

Kujtimet e atyre 12 astronautëve që ecën mbi Hënë, ishin gjithë sa mbeti. Pyes Schmittin, nëse ka lënë pas ndonjë gjë.

“Shumë pajisje gjeologjike…”. Në fakt e kisha fjalën për ndonjë gjë personale.

“Pothuaj tërësisht kujtimet mia”.

Charlie Duke, një astronaut i Apollo 16 në prill 1972, ka lënë pas diçka personale – një fotografi të familjes së tij. A do të donte të kthehej e ta merrte?

“Pas më shumë se 40 vitesh me variacione të përmuajshme të temperaturave, mendoj që do të jetë nxirë tashmë”.

Image

Nga gjashtë të mbijetuarit, tre prej tyre – Buzz Aldrin, Duke dhe Schmitt – janë yjet e festivalit Starmus, që do të zhvillohet në Norvegji në qershor. Përveç këtyre, të pranishëm do të jenë Stephen Hauking, Peter Gabriel, Richard Daukins, e shumë të tjerë. Por yjet e vërtetë janë pikërisht ata që ecën mbi Hënë. Kanë diçka speciale ata: as edhe turistët e Elon Musk nuk do ta kenë fatin të ecin mbi sipërfaqen e Hënës.

Të gjithë astronautët e Apollos duket se posedojnë një pastërti të veçantë, një qëllimshmëri pothuaj prej shenjtësh. Inxhinierë, shkencëtarë dhe pilotë – shpesh herë të treja bashkë – ata iu futën profesionit të tyre të vështirë, me një heroizëm të pakrahasueshëm. Por, në mesin e këtyre aristokratëve, ata që ecën mbi Hënë janë mbi të tjerët. Vetëm ata kanë qëndruar dhe punuar në një botë tjetër.

Atëherë, Buzz Aldrin, si ndiheshe?

“Pilotët e gjuajtësve nuk ishin stërvitur për të ndjerë. Duhej të bënim një punë. Më pëlqen të them që kishin akull në venat tona”.

Atëherë, nuk kishit aspak frikë?

“Nga se duhej të kishim frikë? Ishim stërvitur për vite të tëra dhe e dinim çfarë të bënim. Jua them unë çfarë është e frikshme: të kesh një avion MiG pas bythe, që përpiqet të të rrëzojë, si për shembull kur isha pilot i një gjuajtësi në Kore”.

Aldrin ishte i dyti që eci mbi Hënë. Ai shkeli 19 minuta pas Neil Armstrongut në 21 korrik 1969. E gjithë bota po vështronte.

“Kudo ku shkoj në botë”, thotë Aldrin, “dikush më thotë se ku ndodhej natën kur Neil dhe unë ecëm mbi Hënë”.

Qetësia e tij prej piloti nuk ishte e njëjtë me atë të kontrollorëve të fluturimit në Houston. Charlie Duke, që më pas do të ecte vetë mbi Hënë, ishte komunikuesi i Kapsulës në Apollo 11. Ai është zëri që dëgjoni, duke i folur astronautëve, dhe ai e di më mirë se kushdo tjetër, se sa pranë tragjedisë ishte misioni.

“Kur nisëm zbritjen me Apollo 11, gjithçka u duk se u hodh në erë. Komunikimi u ndërpre, na u desh të riorientojmë anijen kozmike, na duhej të ndërronim antenat, kompjuteri mbingarkohej vazhdimisht”.

Pastaj, Armstrongu u largua nga vendi ku duhej të zbrisnin sipas planet – ishte shumë shkëmbor – një lëvizje që i la vetëm pak sekonda karburant, në kohën kur prekën Hënën. Më në fund, ai tha:

“Shqiponja është ulur”. Dhe Duke u përgjigj: “Këtu, një grusht njerëzish janë bërë blu. Tani po fillojmë të marrim prapë frymë”.

Pak prej akullit në venat e Aldrinit u duk se shkriu, kur vuri për herë të parë këmbë në sipërfaqe.

“Fjalët e mia të para kur shkela mbi Hënë ishin: shkreti e mrekullueshme”.

Charlie Duke është më lirik dhe ekzakt. Ai ktheu kokën nga Toka, 250 mijë milje larg. “Mund të shihnim Rrethin e Arktikut dhe poshtë deri në Kanada, SHBA dhe Meksikë. Ngjyrat ishin të pabesueshme: bluja e kristaltë e oqeanit, kafja e tokës, e bardha e dëborës, prishnin errësirën e hapësirës. Dielli shkëlqen kaq fort, saqë nuk sheh asnjë yll. Errësira e hapësirës ishte shumë e gjallë për mua”.

FUNDI I PJESES SE PARE

Sunday Time Magazine / Përgatiti: bota.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat