Marshime për shkencën në Ditën e Tokës

Shkencë & Teknologji

Marshime për shkencën në Ditën e Tokës

Më: 22 prill 2017 Në ora: 17:12
ilustrim

Shkencëtarët në kontinente të ndryshme të globit po e shënojnë Ditën e Tokës sot me Marshime për Shkencën. Me demonstrime që po zhvillohen në qindra qytete të ndryshme, shkencëtarët po përpiqen të theksojnë rëndësinë e fakteve të provuara nga shkenca në vendim-marrje.

Një profesor nga Belgjika, i cili mori pjesë në marshim, thotë se me daljen e prioriteteve të reja politike për Bashkimin Evropian, po lihet në hije puna kërkimore shkencore, pasi janë shkurtuar fondet për shumë projekte.

Bashkimi Evropian pret nga vendet anëtare të shpenzojnë 3% të buxhetit për shkencën, por shumë vende shpenzojnë rreth 2%.

Me fuqizimin e lëvizjeve populiste, shkencëtarët besojnë se puna e tyre kërcënohet nga teori jo-shkencore dhe reduktim fondesh. Kohët e fundit teori dhe teza që vënë në pikëpyetje përfundimet shkencore kanë filluar të gjejnë mbështetje më të gjerë. Ka shumë njerëz që nuk besojnë se ngrohja globale është një fenomen real, apo se po shkaktohet nga aktiviteti i njeriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat