Aksion në Gjermani kundër fjalimeve të urrejtjes në internet

Shkencë & Teknologji

Aksion në Gjermani kundër fjalimeve të urrejtjes në internet

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 12:33
Ilustrim

Zyrtarët gjermanë kanë ndërmarrë aksion kundër 36 personave të dyshuar për përhapje për fjalimit të urrejtjes në internet, transmeton KosovaPress.

Policia federale për kriminalistikë ka bastisur banesat e të dyshuarve dhe ka ndërmarrë “hapa të mëtejmë” të pa precizuara. Nuk ka informacione nëse dikush prej tyre është arrestuar.

Në kumtesën e policisë thuhet se fjalimet e urrejtjes kanë të bëjnë me idetë e së djathtës ekstreme, ekstremizmit anti-qeveritar, të majtës ekstreme dhe rasteve në të cilat njerëzit janë sulmuar për shkak të orientimit të tyre seksual.

Qeveria gjermane në prill miratoi ligjin për dënimin e rrjeteve shoqërore dhe faqeve tjera, nëse ato nuk largojnë me kohë publikimet që përmbajnë fjalime të urrejtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat