Grab rivali Aziatik i Uber ngriti një investim prej 2.5 miliard dollarësh

Shkencë & Teknologji

Grab rivali Aziatik i Uber ngriti një investim prej 2.5 miliard dollarësh

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 07:44
Grab

Firma e taksive e Azisë Juglindore dhe rivali më i madh i Uber, Grab, ngriti një investim prej 2.5 miliard dollarësh dhe thuhet se është investimi më i madh shënuar ndonjëherë në rajon.

Didi Chuxing, i cili në mënyrë efektive i dha fund ambicieve të Uber në Kinë është një prej mbështetësve kryesorë të Grab.

Së bashku me gjigandin Japonez SoftBank, Didi do të investojë 2 miliard dollar. 500 milionët e tjera do të vinë nga investorë aktualë por edhe të rinj.

Grab operon në shtatë shtete të Azisë Jugore. Themeluar në Malajzi në 2012-ën, kompania ofron makina private, motorçikleta, taksi dhe shërbime të ngjashme dhe mban 95% të tregut duke operuar 3 milion udhëtime çdo ditë.

Grab gjithashtu ofron një biznes të pagesave mobile me të cilin konsumatorët mund të paguajnë për udhëtimet dhe shërbimet.

Dixi Chuxing është lideri i tregu Kinez të taksive ndërsa Softbank drejtohet nga sipërmarrësi Masayoshi Son dhe është një prej kompanive më të mëdha në botë. /CIO Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat