Katër hapa të nevojshëm për të “lundruar” në Revolucionin e Katërt Industrial

Shkencë & Teknologji

Katër hapa të nevojshëm për të “lundruar” në Revolucionin e Katërt Industrial

Nga: Emerson Csorba Më: 12 gusht 2017 Në ora: 20:44
ilustrim

Në një ese mbi Revolucionin e Katërt Industrial, Klaus Shvab shkruan se risitë e vazhdueshme teknologjike “do të ndryshojë jo vetëm atë që ne bëjmë, por edhe se kush jemi”, dhe se “lista është e pafundme, pasi ajo është e lidhur vetëm me imagjinatën tonë”. Shembujt e tij shkojnë nga ato që shumë pak i kuptojnë (Inteligjenca Artificiale dhe bioteknologjia), tek ato të cilat tanimë ndodhen kudo (smartfonët).

Megjithatë, thelbësore është pikëpamja e profesor Shvab se “lidhja e vazhdueshme, mund të na privojë nga një prej pasurive më të rëndësishme të jetës:koha për të pushuar, reflektuar dhe angazhuar në një bisedë kuptimplotë”. Ky është një vëzhgim që na zbret me këmbë në tokë–që në përgjithësi nuk është kapur nga entuziastët e vetë-deklaruar të teknologjisë – dhe është një temë e vlefshme për t’u shqyrtuar, teksa komunikimi po bëhet gjithnjë e më i menjëhershëm.

Edhe pse teknologjia i ofron botës me shumë mundësi, milenaristët duhet të lundrojnë në një botë ku e shpejta dhe sipërfaqësorja shfuqizojnë konsideratat dhe thellësinë.

Ne tanimë jetojmë në një botë, ku është praktikisht e pamundur për t’u shkëputur…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat