Jeta aliene mund të jetë kaq e avancuar, sa që ne …

Shkencë & Teknologji

Jeta aliene mund të jetë kaq e avancuar, sa që ne …

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 18:43
ilustrim

Ne kurrë nuk kemi parë alienët … Apo i kemi parë? Nuk flasim për konspiracionistët e Rosuellit. Po flasim në turma me kompleksitet më të lartë.

Provoni ta mendoni kështu: Ndoshta alienët janë zotat e kukullave prapa ligjeve të fizikës. Ose ndoshta janë vetë fizika. Pikërisht kur menduam se zotëruam mbi konstantet themelore të universit, bum, materia e errët çjerr maskën dhe del “E.T”. Shumë e çmendur për të qenë e vërtetë? Vërtetojeni.

Magji, Jo magji

Shkrimtari britanik i librave fantastiko-shkencore dhe futuristi Arthur C. Clarke formuloi shkëlqyeshëm ato që njihen si tre ligjet e Clarke. Prej tyre, numri tre ka marrë më shumë vëmendje: “Çdo teknologji mjaft e avancuar është e padallueshme nga magjikja”.

Mendoni njerëzit e shpellave për një çast. Nëse i jepni një iPhone një kalorësi të lashtë, ai do të shastisej nga pajisja “magjike”. Por jepini pak kohë, dhe Fred Flintstone ndoshta do të fillojë të postojë në Tuiter dhe Snapchat. Tani le të ngrihemi një nivel. Imagjinoni një teknologji kaq të avancuar, saqë nuk është e njohur as si teknologji, apo magji. Mund të jetë kaq e avancuar, saqë ta quaje magji do të ishte një fyerje.

Në vitin 2016, drejtori i Astrobiologjisë në Columbia University, Caleb Scharf, botoi  eksperimentin e mendimit në një artikull për Nautilus: Ndoshta, alienët janë aq të avancuar, sa nuk mund t’i dallojmë nga ligjet e fizikës. “Në fund të fundit, nëse kozmosi mban jetë tjetër, dhe nëse një pjesë e asaj jete ka evoluar përtej pikëpamjeve tona të kompleksitetit dhe teknologjisë, ne duhet të shqyrtojmë disa mundësi shumë ekstreme,” shkruan Scharf.

Në fund të fundit, mund të thuash se ndoshta e gjitha tërësia që ekziston është vetë inteligjenca aliene. Pse jo?! “Me sa duket jeta nuk është e thënë të bëhet nga atomet dhe molekulat, por mund të ndërtohet nga çdo grup blloqesh ndërtimi, që kanë kompleksitetin e nevojshëm”, shkruan Scharf. “Nëse po, një qytetërim mund të kopjojë veten dhe tërë fushën e tij fizike në forma të reja. Në të vërtetë, ndoshta universi ynë është një nga format e reja, në të cilat një qytetërim tjetër ka kopjuar botën”. A është kjo zgjidhja më “e egër” e mundshme e paradoksit të Fermit?

Shpjegim me një fjalë për gjithçka: ALIENET

Ky nuk është meditim nën efekte drogash psikedelike. Scharf argumenton se eksperimenti i tij me mendjen, mund të shpjegojë fenomenet më misterioze kozmike. Merrni materien e errët. Kjo lëndë e padukshme përbën 27 për qind të universit të vëzhgueshëm, por pothuajse çdo gjë tjetër për këtë është krejt e panjohur. Bazuar në supozimet dhe parashikimet e kozmologëve dhe astronomëve, materia e errët mund të jetë shumë më e komplikuar se sa jemi gati ta kuptojmë. Mospërputhjet mes modeleve të materies së errët dhe vëzhgimeve vetëm sa e përforcojnë këtë.

Me gjithë këtë kompleksitet të dukshëm, Scharf thotë se nuk do të ishte e çuditshme të mendonim se jeta e avancuar teknologjikisht është ruajtur atje jashtë. “A ka mënyrë më të mirë për t’i shpëtuar vrimave të supernovave dhe rrezeve gama, sesa të adoptojmë një formë që është imune ndaj rrezatimit elektromagnetik. Ngarkojmë botën tonë në një sasi të madhe të “pasurish të paluajtshme në anën e errët të universit, dhe shpëton”. Mospërputhjet mund të jenë thjesht rezultat i manipulimit artificial.

Ju mund të bëni një ushtrim të ngjashëm me energjinë e errët, e cila përbën afërsisht 68 përqind të universit. Universi nuk filloi të zgjerohej në një normë të përshpejtuar deri në 5 miliard vjet më parë, dhe shkencëtarët nuk e dinë arsyen.

Sipas Scharf, një qytetërim alien i avancuar mund të kenë shtuar shpejtësinë, me qëllimq ë të mso u duhej të jetonin në një univers të tillë të mbipopulluar e të nxehtë. “Çdo jetë shumë e hershme në univers do të kishte përjetuar tashmë 8 miliard vjet kohë evolucionare, në kohën kur nisi të përshpejtohet zgjerimi”, shkruan ai. “Ndoshta ka diçka në vetë jetën që ndikon në kozmos, ose ndoshta ata banorë të mirë-evoluar vendosën të provonin zgjerimin”.

Thjesht ide

Vini re se këto të Scharf janë thjesht ide. Asnjëra nuk është e provueshme (ende). Ky është thjesht një astrobiolog i guximshëm, në një mision për të testuar limitet e mundësive teorike. Ndoshta edhe kërkon të na “trembë”, duke na thënë se çdo “ligj i natyrës” është në të vërtetë inteligjencë jashtëtokësore.

Por Scharf, idenë më të guximshme e ka lënë për në fund: “Ndoshta jeta super e avancuar nuk është e jashtme. Ndoshta është kudo rreth nesh. Eshtë e mishëruar në atë që e perceptojmë si vetë fizikën, që nga sjellja e grimcave dhe fushave, deri tek fenomenet e kompleksitetit. Me fjalë të tjera, jeta mund të mos jetë thjesht në ekuacione. Jeta mund të jetë vetë ekuacionet”. / Bota.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat