Mbi 15.000 shkencëtarë paralajmërojnë njerëzimin

Shkencë & Teknologji

Mbi 15.000 shkencëtarë paralajmërojnë njerëzimin

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 08:16
Ekspertët paralajmërojnë se pothuajse të gjitha problemet që janë theksuar në mesazhin e para 25 viteve, sot janë vetëm më të thelluara.

Një grup prej 15.364 shkencëtarë nga 184 vende të botës, të kryesuar nga ekologu amerikan Uiliam Ripël nga Universiteti "Oregon" nënshkruan letër të titulluar "Paralajmërim për njerëzimin", me të cilën paralajmërojnë në rreziqet që i kërcënohen Tokës.

Kjo në të vërtetë paraqet "version të azhurnuar" të "Paralajmërimit  për njerëzimin" të parë, të cilin para 25 viteve e inicuan 1.700 shkencëtarë.

Ekspertët paralajmërojnë se pothuajse të gjitha problemet që janë theksuar në mesazhin e para 25 viteve, sot janë vetëm më të thelluara.

Në mesazhin e ri theksohet se njerëzimi akoma përballet me kërcënim ekzistencial nga ezaurimi i resurseve të kufizuara nga ana e popullatës botërore e cila vazhdimisht rritet.

"Nëse nuk ndërmerret asgjë, do të vijë deri në humbje katastrofike të biodiversitetit dhe varfërisë së pamatshme të njerëzve", qëndron në  letrën e hapur.

Shkencëtarët theksojnë se akoma ekziston shpresë, por njerëzit nuk punojnë as afër asaj që është e nevojshme, për shkak të së cilës së shpejti nuk do të mund të ndikojnë në fatin e tyre.

"Koha kalon. Duhet të kuptojmë se Toka është shtëpia jonë e vetme", theksojnë shkencëtarët në "Paralajmërim".

Ata gjithashtu, paralajmërojnë se nuk priten ndryshime katastrofike klimatike, vdekje masive e llojeve, shkatërrim i pyjeve, si dhe mungesë e ujit të pijshëm.

"Njerëzimi ka shans të dytë. Me atë që nuk e rregullojmë konsumin tonë jo të barabartë e rrezikojmë të ardhmen tonë, nuk kuptojmë se rritjen e vazhdueshme e rritur e popullatës është bazë e shumë kërcënimeve ekologjike dhe sociale", theksojnë shkencëtarët.

Ripël konkludoi se ata që e kanë nënshkruar "Paralajmërimin" e dytë nuk ngritin panik të rreme, por tregojnë se "zbresim gjithnjë e më poshtë në shtegun e qëndrueshmërisë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat