Shkencëtarët më të mëdhenj mbajnë frymën: Po vjen anija aliene?

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët më të mëdhenj mbajnë frymën: Po vjen anija aliene?

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 14:19
Mundësia më e madhe është që objekti në fjalë të jetë thjesht një asteroid që vërtitet në sistemin tonë diellor.

E gjithë bota po mban frymën.

A mund të jetë ky rasti kur njerëzimi do ketë kontakt me një anije aliene?

Mund të duket si ajo çmenduria e zakonshme e mediave online, por edhe shkencëtarët më të mëdhenj në botë janë të intriguar.

Vetë Stephen Hawking, i cilësuar si shkencëtari më i madh i gjallë, do të përdorë skanera të teknologjisë së lartë për të zbuluar nëse ky objekt hapësinor në formën e një cigareje, është në fakt një anije alienësh.

Objekti në fjalë është pagëzuar me emrin “Oumuamua” dhe është mbi 300 metra i gjatë.

Mundësia më e madhe është që objekti në fjalë të jetë thjesht një asteroid që vërtitet në sistemin tonë diellor.

Por një grup i madh shkencëtarësh do të mblidhen që të përdorin radio-teleskopin më të madh në botë për të ndjekur rrugëtimin e objektit për dhjetë orë.

Për momentin, shkencëtarët po përpiqen që të përmbajnë entuziazmin e tyre.

Por emri që i kanë dhënë objektit, i tradhton.

“Oumuamua” është një term havajan që do të thotë “një lajmëtar nga larg ka mbërritur”.

Kurse emri zyrtar më pak seksi është A/207U.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat