NASA zbulon sistemin diellor “binjak”!

Shkencë & Teknologji

NASA zbulon sistemin diellor “binjak”!

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 10:00
NASA zbulon sistemin diellor “binjak”

Agjesia aerohapësinore amerikane e mirënjohur si NASA zbuloi një yll të largët rreth të cilit janë në orbitë 8 planetë, njësoj sa grupi i planetëve në sistemin tonë diellor.

Ky është numri më i madh i botëve që është zbuluar ndonjëherë në një sistem të vetëm planetar veç tonit. Ylli njihet si Kepler 90 dhe është pak më i nxehtë dhe i madh se dielli ynë. Dihej që rreth tij ishin 7 planetë, por së fundmi u zbulua edhe i teti, një botë e vogël mjaftueshme që sipas shkencëtarëve mund të jetë shkëmbore.

Në këtë zbulim të radhës NASA u ndihmua nga Google, inxhinierët e së cilë përdorën një lloj inteligjence artificiale që quhet makina që mëson dhe që u përdor për të zbuluar planetë që njerëzit nuk i kishin parë.

Sigurisht që baza e zbulimi është super teleksopi Kepler i NASA. Ylli dhe planetët rreth tij janë mbi 2500 vjet dritë larg nesh, por interesant është fakti se sistemi planetar ka një rend të ngjashëm me tonin. Por planetët janë shumë më pranë yllit të tyre.

Për shembull, planeti me orbitën më të largët nga ylli Kepler 90 ka të njëjtën distancë sa Toka me Diellin. Gjatë dekadave të fundit, astronomët kanë gjetur mbi 3500 planetë rreth yjeve të tjerë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat