Instagrami sjell risi për hashtagët

Shkencë & Teknologji

Instagrami sjell risi për hashtagët

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 16:57
Ilustrim

Instagram ka shtuar një funksion të ri për të gjithë ndjekësit e tij, të ndjekin dhe “hashtag-ët.

Tashmë opsionet hashtag funksionojnë si llogari të cilat mund të ndiqen dhe sa herë të postohet një postim i ri nën hashtagun e ndjekur, do dal dhe në kryefaqen tuaj.

Sipas kompanisë së instagramit, kjo risi do ti ndihmojë përdoruesit të jenë të informuar dhe i kursen kohë pasi s’kanë nevojë të kërkojnë postime të reja, shkruan lapsi. Megjithatë duhet të keni parasysh se nëse e keni profilin privat, hashtagët e vendosur nga ju do dukeshin veç nga personat që ju ndjekin dhe ju ndiqni.

Përfaqësuesit e kompanisë shpjegojnë se për të përfituar nga ky opsion i ri mjafton ti keni bërë update instgaramit dhe ti bëni follow hashtagut tuaj të preferuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat