Zbulohen mbetjet e pinguinit të madhësisë së njeriut

Shkencë & Teknologji

Zbulohen mbetjet e pinguinit të madhësisë së njeriut

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 18:55
Mbetjet

Fosilet e pinguinit të madhësisë së njeriut janë zbuluar në Zelandën e Re.

Lajmi është bërë i ditur nga muzeu nacional i Zelandës së Re, Te Papa, dhe ky zbulim mund të ndryshojë mendimin e shkencëtarëve për evolucionin e zogjve.

Fosili është gjetur në një shkëmb dhe vlerësohet të jetë i vjetër ndërmjet 55 deri 60 milionë vjet në plazhin e ishullit jugor.

Në bazë të madhësisë së eshtrave, shkencëtarët vlerësojnë se pinguini është i gjatë 165 centimetra dhe kishte 100 kilogramë.  Pinguini i sotëm më i madh është i lartë 110 centimetra dhe peshon 23 kilogramë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat