Shkuarja në Mars mund të shkaktojë probleme tek astronomët

Shkencë & Teknologji

Shkuarja në Mars mund të shkaktojë probleme tek astronomët

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 23:28
Ilustrim

Ekspozimi ndaj rrezatimit gjatë misioneve në thellësi të hapësirës nuk mund të shkaktojë aq shumë dëmtime për muskujt e astronautëve, siç mendohej dikur, por kjo mund të rrisë efektin e mikrogravitetit në eshtrat e tyre.

Ndërsa shkencëtarët kanë dyshuar se rrezatimi mund të përkeqësojë humbjen e muskujve dhe kockave në kushtet e mikrogravitetit, një studim i ri zbuloi se kjo mund të mos jetë kështu.

Duke përdorur një mjedis të simuluar hapësinor, studiuesit zbuluan se rrezatimi nuk ka efekt në humbjen e muskujve, megjithatë ai përforcon efektet negative në eshtra.

Duke përdorur një spektometër masiv, hulumtuesit nga MIPT dhe Skoltech kanë matur përqendrimet e 125 proteinave në plazmën e gjakut të mbledhura nga 18 kozmonautë rusë 30 ditë para fluturimit, menjëherë pas kthimit të tyre në Tokë dhe shtatë ditë pas kësaj.

Kjo zbuloi se disa përqendrime të proteinave mbetën të njëjta përgjatë studimit, ndërsa të tjerët ndryshuan, por shpejt u kthyen në normale. Sidoqoftë, kthimi i tyre në normale zgjati mjaft ngadalë.

Rezultatet sugjerojnë se trupi nuk është i pajisur me mekanizma për të përballuar efektet e fluturimit në hapësirë, duke e bërë atë të "ndezë” të gjitha sistemet e mundshme të mbrojtjes.

"Ashti është një ind shumë dinamik", tha Henry J Donahue, kryetar i Departamentit të Inxhinierisë Biomjekësore dhe profesor pranë Fondacionit Shkollor të Inxhinierisë në Shkollën e Inxhinierisë së VCU.

"Ndërsa lypsen më shumë kërkesa, ai bëhet më i madh për t'i përmbushur këto kërkesa." Me më pak kërkesa, nga ana tjetër, si në mikrogravitet, "trupi juaj nuk do të humbasë kohën e ndërtimit të kockave", thotë studiuesi.

Në studimin e ri, studiuesit shqyrtuan minj në kushte të ngjashme me mikrogravitet, në të cilën lëvizjet e tyre ishin të kufizuara dhe minj të ekspozuar ndaj rrezatimit simuluar të hapësirës. Me këtë rast u zbulua se mikrograviteti prek eshtrat dhe muskujt, por jo edhe vetë rrezatimi.

“Rrezatimi plus mikrograviteti përforcon efektin negativ të mikrogravitetit në kocka, por nuk ndikon në humbjen e muskujve. Vetë rrezatimi nuk ndikon në kocka, por i bën ata më të ndjeshëm ndaj efekteve negative të mikrogravitetit", tha Donahue.

Sipas studiuesve, efektet e mikrogravitetit në kockat dhe muskujt janë të ngjashme me atë që ndodh kur njerëzit plaken, shkruan Daily Mail.

Ndërsa njerëzit jetojnë më gjatë për shkak të përparimeve të fundit në mjekësi, këto çështje janë një shqetësim në rritje.

“Njerëzit e moshuar rrëzohen më shumë, ata thyejnë kockat e tyre më shumë. Ky është një problem i madh. Kuptimi i lidhjes në mikrogravitet midis kockave dhe muskujve ka rëndësi për efektin e plakjes në muskujt dhe kockat”, tha Donahue.

Studiuesit planifikojnë të punojnë për të përcaktuar nëse mikrograviteti dhe rrezatimi mund të sjellin gjithashtu ndryshime gjenetike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat