Zbulohet një lloj i ri i rrymës detare - Bota Sot
Zbulohet një lloj i ri i rrymës detare

Shkencë & Teknologji

E martë, 17 korrik 2018

Zbulohet një lloj i ri i rrymës detare

Më: 16 prill 2018 Në ora: 17:45
Rryma e sapo zbuluar ka marrë emrin Southwest Madagascar Coastal Current.

Shkencëtarët nga Republika Jugafrikane dhe Franca kanë zbuluar rastësisht një lloj të ri të rrymës detare, derisa po studionin kanalin ndërmjet Mozambikut dhe Afrikës.

Ata me këtë rast kanë vërejtur një rrjedhë të pazakontë të ujit, të cilën nuk mund ta shkaktojë asnjë nga rrymat e tanishme të njohura detare.

Rryma e sapo zbuluar ka marrë emrin Southwest Madagascar Coastal Current. Kjo rrymë e nxehtë detare, sipas vlerësimeve, ka thellësi prej 300 metrash dhe gjerësi prej të paktën 100 km.

Studiuesit janë duke vëzhguar ndikimin e kësaj rryme detare në ekosistemin detar dhe në klimë. Rezultatet do t’iu ndihmojnë në kuptimin më të mirë ndërmjet sistemeve të largëta oqeanografike, zhvillimin e bashkësive lokale dhe avancimin e peshkatarisë.

Rrymat detare janë tepër të rëndësishëm për tokën dhe klimën e saj, pasi bartin ujin e ngrohtë dhe të ftohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test