Hakerët para gjyqit

Shkencë & Teknologji

Hakerët para gjyqit

Më: 27 maj 2018 Në ora: 17:38
Ilustrim

Dy shtetas francezë janë akuzuar në Paris pas sulmit të hakerëve në faqen e YouTube.

Hakerët vitin e kaluar kishin sulmuar disa video muzikore,  përfshirë  edhe hitin e Luis Fonsi "Despasito", e cila është kënga më e shikuar në You Tube e të gjitha kohërave, transmeton BBC.

"Despasito" ka mbi pesë miliardë shikime dhe hakerët e ndryshuan  me forcë duke vendosur fotografinë e personave të maskuar dhe të armatosur.

Zyra e prokurorisë në Paris ka akuzuar për rastin 18-vjeçarin Nasim B. dhe Gabriel KAB, të cilët policia i identifikoi me emrat e tyre në internet si "Prosoks" dhe "Kuroish".

Hakerët arritën të hyjnë edhe në profilin e platformës së popullarizuar muzikore "Vevo" në YouTube dhe zëvendësuan faqet e këngëve dhe në disa prej tyre vendosën porosi pro palestineze.

Ata hakuan edhe video xhirimet e yjeve tjera si Selena Gomes, Taylor Swift, Katty Perry, Shakira, Chris Brown.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat