Shkodër, makina përplaset me autobusin, lëndohet një 32-vjeçar

Shkodra

Shkodër, makina përplaset me autobusin, lëndohet një 32-vjeçar

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar pak momente më parë në Shkodër.

Një makinë është plasur me një autobus, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një 32 vjeçar.

“Rreth orës 13:20, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti me drejtues një 32-vjeçar, është përplasur me autobusin me drejtues një 63-vjeçar.

Si pasojë është dëmtuar lehtë 32-vjeçari, i cili është në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat