Në Shkodër është bërë e vështirë edhe për të vdekur - Bota Sot
Në Shkodër është bërë e vështirë edhe për të vdekur

Shkodra

E hënë, 11 dhjetor 2017

Në Shkodër është bërë e vështirë edhe për të vdekur

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 21:50
Shkodër

Në kryeqytetin e Shqipërisë nuk është risi fakti se është e vështirë që të gjesh një vend ku familjari yt të prehet në paqe, por mesa duket, Shkodra po vuan të njëjtën “sëmundje”... pamundësinë për të varrosur të vdekurit.

Shkaku? Nuk ka vend KU!

E teksa në Tiranë ka nisur projekti për krijimin e varrezave murale, në Shkodër prej dy ditësh Këshilli Bashkiak ka dështuar të miratojë projektvendimin për marrjen e një toke shtesë për të zgjedhurar hapësirën për varrezat e qytetit.

Situata në Shkodër paraqitet problematike, pasi varrezat katolike të Rrmanjit si dhe ato në Golem janë ngushtuar dhe gjetja e hapësirës është kthyer në një shqetësim sezioz për ata që kanë një fatkeqësi në shtëpinë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test