Forca e Ligjit godet në Shkodër, shkatërrohet grupi kriminal “Balerina” - Bota Sot
Forca e Ligjit godet në Shkodër, shkatërrohet grupi kriminal “Balerina”

Shkodra

E enjte, 14 dhjetor 2017

Forca e Ligjit godet në Shkodër, shkatërrohet grupi kriminal “Balerina”

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 21:23
Policia

Operacioni kombëtar “Forca e Ligjit” ka goditur dhe shkatërruar një tjetër grup kriminal të mirëorganizuar këtë të shtunë në qytetin e Shkodrës.

Policia bën me dije se janë arrestuar 7 persona. Operacioni “Balerina” ka çuar prapa hekurave një grup që trafikonte dhe kryente veprën penale të prostitucionit. Policia ka arrestuar kokën e bandës, shtetasin Rinard Tota, 50 vjeçar dhe pronar i një ambienti 3 katësh ku kryhej protitucioni i një sërë vajzash.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Drejtorisë Operacionale dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “Balerina”, të evidentuar në kuadër të operacionit të gjerë policor “Forca e Ligjit”.

Në këtë kuadër janë arrestuar, 7 shtetas të dyshuar si anëtarë të këtij Grupi kriminal, e konkretisht:

– Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

– Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.

– S.M., 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.

– A.M., 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

– A.Ll., 33 vjeçe banuese në Burrel.

– A.N., 25 vjeçe, banuese në Lezhe.

– A.M., 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K.N., banues në qytetin e Shkodrës.

Ky operacion u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit.

Shtetasi Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

– Ambjenti tre katësh në pronësi të shtetasit Rinard (Frederik) Tota, në të cilin realizohej veprimtaria kriminale.

– Dy automjete tip Benx dhe Land-Rover në pronësi të Rinard (Frederik) Tota.

– Një armë zjarri pistoletë.

– Shtatë ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterishë floriri të ndryshme.

– Një Laptop dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.

– Një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro, dollarë etj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Prostitucioni, Shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambjenteve për prostitucion dhe pastrim produktesh të veprës penale”, parashikuar nga nenet 113, 114, 115 dhe 287 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test