Përmbytet Shkodra, shumë zona pa energji elektrike - Bota Sot
Përmbytet Shkodra, shumë zona pa energji elektrike

Shkodra

E enjte, 14 dhjetor 2017

Përmbytet Shkodra, shumë zona pa energji elektrike

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 14:51
Përmbytjet në Shkodër

Reshjet e dendura të shiut të orëve të fundit kanë shënuar përmbytjet e para në Shkodër, ku uji ka mbuluar hapësira të konsiderueshme.

Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, në Ana Malit janë me prezencë uji rreth 40 ha tokë nga prroji i përbashkët me Malin e Zi

Në Rrethina mungon energjia elektrike në të gjitha fshatrat.

Në lumin Kir prurjet janë normale.

Në Njësinë Administrative Postribë mungon energjia elektrike që në mëngjes

Në Berdicë mungon energjia elektrike ne gjithe fshatrat, prezencë uji ka në një pjesë të segmentit ku po punohet në rrugën Shkodër-Velipojë.

Në Guri i Zi ka patur disa herë ndërprerje të vogla te energjise elektrike por qe eshte rikthyer.

Ka prezence te ujit ne 40 ha toke ne zonen fushore te fshatit Rrenc, toke e cila eshte e pa kultivuar.

Ka prezencë të ujit në aksin nacional Shkodër-Mjedë.

Lumi Kir ka rritur ndieshëm prurjet. Në Velipojë mungon energjia elektrike në gjithe territorin për rrjedhojë dy hidrovoret nuk janë në pune.

Tokë kënetë e përmbytur është afro 80 hektarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test