Të afërmit e djalit pranë vdekjes në Marsejë: S`na do shteti, se jemi egjiptianë! - Bota Sot
Të afërmit e djalit pranë vdekjes në Marsejë: S`na do shteti, se jemi egjiptianë!

Shkodra

E mërkurë, 23 maj 2018

Të afërmit e djalit pranë vdekjes në Marsejë: S`na do shteti, se jemi egjiptianë!

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 11:00
Familjarët e tij në Shkodër, pjesë e komunitetit egjiptian janë të dëshpëruar dhe mes lotësh kërkojnë ndihmë.

I riu  shkodran Florenc Beqiraj është rrahur barbarisht në burg dhe dergjet në një spital të Francës, ndërsa familjarët e tij në Shkodër janë të dëshpëruar dhe luten për ndihmë. Ato thonë se ambasada shqiptare në Francë nuk i është përgjigjur ndërsa në një situatë të tillë ndihen të diskriminuar dhe të pashpresë. Ai gjendet në burgun e Marsejës në Francë, në vdekje klinike. Kjo është historia e e 23-vjeçarit nga Shkodra.

Ai është dhunuar për vdekje ndërsa spitali ku është i shtruar kërcënon t`i heq tubat që e mbajnë artificialisht në jete. Familjarët e tij në Shkodër, pjesë e komunitetit egjiptian janë të dëshpëruar dhe mes lotësh kërkojnë ndihmë. Fife Rexha gjyshja e Florenc Beqiraj tregon se nipi ka shkuar në Francë ku ka të afërm të tjerë pasi këtu nuk kishte punë dhe vetëm varfëri. “E kanë fut në burg se e gjetën duke lëvizur pa dokumente. Atje e kanë rrahur dhe policët e burgut e kanë nxjerrë jashtë dhe e kanë lënë te dera e spitalit.

Mbesa ime, vajza e djalit, që jeton atje na ka nis foto e na ka thënë se gjendja është e rëndë. Nuk na ndihmon askush dhe spitali do me ia heq tubat se kushtojnë shumë dhe nuk kemi ta paguajmë. Policia franceze ka thënë se djali ka varë veten por nuk është e vërtetë. Djali ka dashtë të kthehej se iu refuzua qëndrimi atje, por nuk kishte lekë për këtë. As ambasada e as shteti nuk reagojnë për të na ndihmuar”, thotë Fife Rezha duke qarë. I ati i Florencit sapo ka marrë vesh ngjarjen mes shume hallesh e borxhesh është nisur drejt të birit në Francë, por është ndaluar në Turqi. I mungon një dokument.

Familjaret thonë se ambasada shqiptare në Francë nuk ka reaguar për ngjarjen teksa ndihen të diskriminuar dhe të pashpresë. Bashkim Hasani, familjar i Florenc Beqirajt thotë se spitali nuk e mban se kushton, se nuk ka kush të paguaj për të. “I ati u nis por ka mbetur në Turqi ndërsa djali po lufton me vdekjen.  Nuk e kuptoj pse mos me vu dorë shteti.

Ne jemi egjiptian por jemi shqiptarë dhe njerëz si gjithë të tjerët. Fatime Cërriku halla e Florencit apelon për ndihmë, e përlotur: “Ndihmoni, vendosni i dorën në zemër. I lutem shtetit, familja e vëllait janë fukarenj. Prej skamllëkut ka ikë djali, atje me e mbyt, askujt nuk duhet me i ndodh. I lutem shtetit të marrin masa o ta shërojnë ose ta sjellin trupin e tij pasi thuhet se edhe mund të ketë vdekur”, thotë halla e Florencit.

Të bashkuar kokë me kokë dhe pa asnjë ndihmë nga shteti, por të nëpërkëmbur dhe dhunuar, familjarët e Florenc Beqiraj apelojnë për ndihme. Ato kërkojnë që Florenci të kurohet dhe nëse nuk ia del në luftën me vdekjen të bëhet i mundur transportimi i trupit të tij drejt Shqipërisë. Këta njerëz nuk kërkojnë drejtësi për dhunimin e familjarit të tij për vdekje pasi për to drejtësi nuk ka patur asnjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test