Gjithsej 202 kundërvajtje në komunikacion në Shkup

Shkupi

Gjithsej 202 kundërvajtje në komunikacion në Shkup

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përfocuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 202 masa, prejt ë cilave 90 janë për tejkalim shpejtësie, 42 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 12 për vozitje pa leje dhe 6 për shoferë filletarë”, sqarojnë nga SPB Shkup.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat