Kallëzim penal kundër tre policëve në Shkup, kanë përdorur dhunë të tepruar ndaj një personi

Shkupi

Kallëzim penal kundër tre policëve në Shkup, kanë përdorur dhunë të tepruar ndaj një personi

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka bërë kallëzim penal kundër P.R., B.P. dhe K.G., zyrtarë policorë në kuadër të SPB Shkup, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “lëndime të rënda trupore” nga neni 131 paragrafi 3 në lidhje me veprën penale “ngacmim gjatë kryerjes së detyrës”.

Të denoncuarit, në cilësinë e punonjësve policorë, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare ndaj të dëmtuarit A.Z. nga Shkupi, i kapur gjatë tentativës për vjedhje, kanë përdorur forcë fizike të paautorizuar dhe të tepruar dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda fizike.

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në kuadër të MPB do të iniciojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore.

Ndërsa punonjësit e policisë do të pezullohen nga puna deri në përfundimin e procedurës./T

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat