Infektohen 15 veta në klinikën e Shkupit pas operacionit të syrit

Shkupi

Infektohen 15 veta në klinikën e Shkupit pas operacionit të syrit

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 15:28
Ilustrim

Skandali i radhës në shëndetësinë e Maqedonisë ka ndodhur në Klinikën e Oftalmologjisë në Spitalin e Shkupit, ku 15 pacientë të operuar së fundmi po përballen me infektime serioze të syve.

"Një skandal i madh për të cilin ne kemi informacione ka ndodhur në klinikën e syve në Qendrën Klinike në Shkup. Sipas informacioneve tona, 15 pacientë të operuar tani përballen me një infeksion serioz në sy", tha sot në një konferencë shtypi Goce Çakarovski, kryetari i Komisionit për Shëndetësi të LSDM-së.

Ai kërkoi përgjigje nga autoritetet shëndetsore nëse kjo është e vërtetë dhe se a janë sallat e Klinikës për sëmundje të syve të mbyllura për operacione dhe prej kur.

"Informacionet që i kemi flasin për një skandal të rëndë me përdorimin e një preparati të ndotur për sy, me të cilin janë trajtuar pacientët e operuar", tha Çakarovski dhe pyeti nëse është preparati "Avastin", i përdorur gjatë operacionit, shkaktar i infeksionit të rëndë.

"Kërkojmë nga ministri Nikolla Todorov të japë përgjigje për pyetjet e shumta, si më përgjegjësi për gjendjen katastrofale në shëndetësi që reflektohet dëmshëm mbi shëndetin e qytetarëve", tha Çakarovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat