Musliu: Së shpejti formohet komision për vlerësimin e dëmeve

Shkupi

Musliu: Së shpejti formohet komision për vlerësimin e dëmeve

Më: 7 gusht 2016 Në ora: 17:14
Vërshimet në Shkup

Këshilli i qytetit të Shkupit sot mbajti seancën e jashtëzakonshme me të cilën kryetari i Qytetit informoi për situatën në rajonin e rrezikuar nga përmbytjet posaqërisht në Hasanbeg dhe Stajkovci, tha këshilltari i BDI-së Qemal Musliu.

‘Gjithashtu kryetari tregoi për gjitha aktivitetet që janë marrë në lidhje me ndihmën që iu është ofruar qytetarëve të këtij lokaliteti mekanizimin nga Ndërmarrjet Publike dhe Institucionet e tjera dhe vullnetarë. Këshilli i Qytetit të Shkupit solli vendim që të gjitha familjeve që kanë person që ka pësuar (vdekur) në këtë tragjedi tu jepet ndihmë afat shkurte prej 180 mijë denarë gjithashtu së shpejti Komuna e Gazi Babës do të formojë Komisionin për vlerësimin e dëmeve në të cilën do të marrin pjesë të qytetit dhe qeverisë detyra e këtij e komisioni është ti vlerësoj dëmet për dëmshpërblim qytetarët të dëmtuar nga kjo përmbytje’ përfundoi Musliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat