Gjendet strehimorja e Titos në Shkup

Shkupi

Gjendet strehimorja e Titos në Shkup

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 13:27
Strehimorja e Titos

Më në fund gjendet strehimorja e ndërtuar nga pushteti i Josip Broz-Tito në Shkup.

Strehimorja është gjetur në thellësi të malit ”Mali i Zi” në periferi të kryeqytetit të Maqedonisë.

Deri tek strehimorja që ka qenë e pa zbuluar deri tani, shkohet nëpërmjet një shtegu të ngushtë nëpër të cilin kanë ecur vetëm dhitë.

Në strehimoren e Titos shihen korridore, dhoma me mure të bardha, tunele dhe shumë hapësira tjera që ngjajnë në salla të mëdha.

Çuditërisht, në strehimore ka edhe sistem të instaluar të rrymës, rrjet për telefoni fikse dhe aparat që më herët është përdorur si telegraf.

Nëpër dhoma nuk ka mobilje apo tavolina pune, edhe pse ka shenja se më herët ka pasur.

Në fund të tunelit ka shkallë metalike që deri më tani nuk ka informacione se ku shpiejnë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat