“Ujësjellësi” ua fal 3 milionë euro borxh ish-ministrave dhe ish-deputetëve

Shkupi

“Ujësjellësi” ua fal 3 milionë euro borxh ish-ministrave dhe ish-deputetëve

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 22:23
Furnizimi me ujë, ilustrim

Ndërmarrja publike e Qytetit të Shkupit "Ujësjellësi" ka falur mbi 3 milionë euro borxh për fatura të papaguara nga qytetarë të Shkupit, kryesisht njerëz të afërt me VMRO-DPMNE-në, ish-ministra dhe ish-deputetë.

Që para disa muajve kjo pyetje është bërë në Këshillin e Qytetit të Shkupit por ende nuk ka një përgjigje se në ç’bazë ligjore janë falur borxhet e ndërmarrjes publike edhe atë për shtresën më të pasur të banorëve. Në kërkim të përgjigjes është kyçur edhe Avokati i popullit Ixhet Memeti i cili ka dërguar dy herë letër zyrtare deri te drejtori i ndërmarrjes publike por nuk ka marrë përgjigje.

Sipas ligjit, për të falur borxh, ndërmarrja publike duhet të ketë aprovimin e organit që e ka themeluar, në këtë rast Këshillin e Qytetit të Shkupit. Nga Këshilli, ku bëjnë pjesë edhe këshilltarë opozitarë thonë se nuk kanë dhënë leje për falje të borxheve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat