12 aksidente me 9 persona të lënduar në Shkup

Shkupi

12 aksidente me 9 persona të lënduar në Shkup

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 09:34
Aksident, ilustrim

Në rajonin e Shkupit gjatë ditës së djeshme policia e komunikacionit ka kryer kontroll të gjithsej 12 aksidenteve, prej të cilave tre janë me dëme materiale dhe tetë janë me pasoja të lëndimeve trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë tetë persona.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja të lëndimeve të rënda trupore në të cilën lëndime të rënda trupore ka marrë një udhëtar në autobus.

Siç informon për MIA-­n  nga SPB- ­Shkup, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit e komunikacionit nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve.

Janë sanksionuar 17 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy shoferë nën ndikimin e alkolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, katër shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe 12 shoferë kanë vozitur automjetin pa patent shoferi, respektivisht automjetin e kanë të paregjistruar.

Janë zënë edhe 42 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme.

Me ndihmën e automjetit special karrotrec, gjatë ditës së djeshme janë larguar 75 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit të këmbësorëve dhe atë motorik.

Në korrnizat e projektit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” sot Reparti për parandalim pranë SPB-së Shkup do të realizojë punëtori edukative në SHF “Dimitar Milloshevski” me nxënësit e klasës së tretë, e cila gjendet në rajonin e komunës Gjorçe Petrov.

Me fillim në orën 17:00  në Qendrën sportive “Boris Trajkovski” në suaza të ABBA -ligës do të luhet ndeshje ndërkombëtare e basketbollit mes Karposh Sokoli dhe Igokea. Me qëllim të zhvillimit të sigurtë dhe pa pengesa të komunikacionit, si dhe të këtyre ngjarjeve policia e komunikacionit do të ndërmarrë masa adekuate për sigurimin e komunikacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat