“Revolucioni i Larmë” sot në protestë para Gjykatës Themelore

Shkupi

“Revolucioni i Larmë” sot në protestë para Gjykatës Themelore

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 10:59
"Revolucioni i Larmë"

"Revolucioni i Larmë" ka ftuar qytetarët që t’I bashkangjiten protestës së tyre para Gjykatës Themelore Shkupi 1 në mbështetje të aktivistit qytetar Pavle Bogoevski.

“Një për të gjithë, të gjithë për një! Në ora 10:45 do të jemi së bashku me bashkëluftëtarin tonë Pavle Bogoevski, përpara Gjykatës Themelore Shkupi 1. Ju bëjmë thirrje që të na bashkëngjiteni. Vazhdojnë trysnitë ndaj njerëzve që kanë protestuar çdo ditë kundër këtij regjimi. Vazhdojnë që të gjykohen personat që e kritikojnë pushtetin, përderisa kriminelët shëtisin të lirë, shkatërrojnë dëshmi dhe gjurmë nga veprat kriminale”, porositën nga “Revolucioni i Larmë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat