Rrënohet shtëpia në Shkup ku pushteti ”vendosi” votuesit e rrejshëm

Shkupi

Rrënohet shtëpia në Shkup ku pushteti ”vendosi” votuesit e rrejshëm

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 13:26
Shtepia

Në qendër të Shkupit ka nisur rrënimi i njërës nga shtëpitë ku pushteti kishte ”vendosur” votues të rrejshëm që i kishin sjellë nga fshatrat maqedonase nga Shqipëria.

Kjo shtëpi gjindet në rrugën ”Maksim Gorki”, njëra ndër lagjet më të rëndësishme në Komunën Qendër në Shkup.

Iniciativën për rrënimin e këtij objekti e kanë nisur nga kompania ”Nastel” në Shkup që kanë deklaruar se i kanë siguruar dokumentet përkatëse dhe së shpejti do të fillojnë me ndërtimin e një objekti të madh biznesi. Edhe komuna Qendër e ka konfirmuar fillimin e ndërtimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat