Në Shkup organizohet ‘Java e Librit Italian’

Shkupi

Në Shkup organizohet ‘Java e Librit Italian’

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 08:54
Ilustrim

Nga dita e sotme e deri më 5 nëntor, në Shkup do të organizohet ‘Java e Librit Italian’, nën organizimin e Institutit ‘Dante Aligieri’.

Me këtë rast, një pjesë të hapësirës së tyre, libraritë do t’ua kushtojnë ekspozimit të librave të autorëve italian, ndërkaq disa do të ofrojnë çmime më të lira për blerësit e librave.

Në kuadër të manifestimit, që është pjesë e edicionit të XVI të ”Java e gjuhës italiane në botë”, më 3 nëntor, në Qendrën Multimediale të Fakultetit filologjik ”Bllazhe Koneski”, do të hapet ekspozitë me fotografi të punëtorisë studentore të Fakultetit të artit figuriativ dhe Fakultetit filologjik.

Një ligjëratë në formë videokoference do të mbajë edhe ilustratori dhe dizajneri grafik italian Sergio Olivoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat