Sot Shkupi shënon ditën e çlirimit

Shkupi

Sot Shkupi shënon ditën e çlirimit

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 09:29
Pamje nga Shkupi

Sot në Shkup do të shënohet 13 Nëntori – Dita e çlirimit të Shkupit, me manifestime të ndryshme kulturore, humanitare dhe sportive.

Me këtë rast, kryetari i Shkupit Koce Trajanov do të takohet me përfaqësues të Lidhjes së Luftëtarëve nga Lufta Antifashiste për Çlirimin e Popullit të Maqedonisë.

Ndërsa një delegacion i Bashkisë së Shkupit do të vendosë lule para përmendores së lirisë në Shkup në varret partizane dhe para përmendores së gjneral Mihajlo Apostolski.

Aktivitetet për shënimin e 13 Nëntorit do të vazhdojnë deri në mbrëmje me operë dhe balet të Maqedonisë, ku edhe do të ndahen çmime “13 Nëntori” nga Bashkia e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat