Nesër protestohet në Shkup në mbështetje të të sëmurëve me HIV/SIDA

Shkupi

Nesër protestohet në Shkup në mbështetje të të sëmurëve me HIV/SIDA

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 14:41
Ilustrim

Për nesër është paralajmëruar një protestë në Shkup, në ora 12.05, për të mbështetur të sëmurët me HIV/SIDA. Organizator i saj është platforma për qëndrueshmëri të shërbimeve për parandalimin dhe mbështetjen për HIV/SIDA.

Tubimi do të bëhet te Ministria e shëndetësisë, për të vazhduar në drejtim te sheshit ”Maqedonia”. Protesta mbahet me rastin e ditës ndërkombëtare për SIDA. Ajo do të paraprihet nga një konferencë shtypi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat