Bashkia e Shkupit i ka pastruar rrugët dhe bulevardet e kryeqytetit

Shkupi

Bashkia e Shkupit i ka pastruar rrugët dhe bulevardet e kryeqytetit

Më: 5 janar 2017 Në ora: 12:22
Foto nga pastrimi i Shkupit

Bashkia e Shkupit njofton se ekipet e shërbimit dimëror kanë ndërhyrë në mënyrë intensive dhe i kanë pastruar rrugët dhe sheshet e bashkisë.

Në pastrimin e rrugëve dhe shesheve janë angazhuar 116 punëtorë, si edhe janë vënë në përdorim edhe shtatë mjete të motorizuara, ndërkaq janë hedhur 175 ton kripë.

Njiherit, Bashkia udhëzon qytetarët që të jenë të kujdesshëm në komunikacion.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat