E frikshme: Kështu u shpëtuan pesë të rinjtë në Vodno të Shkupit

Shkupi

E frikshme: Kështu u shpëtuan pesë të rinjtë në Vodno të Shkupit

Më: 6 janar 2017 Në ora: 14:05
Vodno

Të rreshurat e botës në 24 orët e fundit e kanë bllokuar të gjithë territorin e Maqedonisë dhe nga e gjithë kjo kanë mundur të mbeten të vdekur pesë të rinj të bllokuar në malin Vodno mbi Shkup.

Pesë të rinjtë kanë qenë duke shëtitur nëpër vendet për rekreim në këtë mal.

Në momentin që janë bllokuar rrugët për të mbërritur në kryeqytet, të rinjtë i ka kapluar panika dhe kanë apeluar deri tek policia dhe tek Kryqi i Kuq i Shkupit që t’ju ndihmojnë dhe t’i shpëtojnë të gjallë.

Krejt kjo dramë që mund ta shihni në video ka ndodhur për disa minuta ku qartë shihet që aktivistët e përgatitur të Kryqit të Kuq të Shkupit i kanë shpëtuar të gjallë pesë të rinjtë e lodhur dhe të kapluar nga i ftohti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat